Flash News

KRYESORE

Shpërthim tritoli në një banesë në Shkodër, policia fsheh ngjarjen; Kush është i lënduari Marin Begeja

Shpërthim tritoli në një banesë në Shkodër,

Një shpërthim tritoli është shënuar në një banesë në fshatin Kukël në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur 13 ditë më parë, por policia nuk e ka raportuar ngjarjen. Lajmin e konfirmon për ‘news 24’ Marin Begeja, i zoti i shtëpisë ku ndodhi shpërthimi.

Ai ka sqaruar se është lënduar lehtë nga shpërthimi, sipas tij i telekomanduar sapo ka hapur derën në orën 06.30 minuta të mëngjesit.

“Shpërthimi ishte tepër i fuqishëm. Mendoj se shkak është e kaluara ime. Policia erdhi dhe më tha do ta zbardhim ngjarjen, por ende asgjë. Nuk kam konflikte me askënd, por familja ime ndihet e kërcënuar e për këtë kërkoj nga shteti zbardhjen e ngjarjes”, u shpreh Begeja.

Marin Begeja, 43 vjeç është djali i Tom Begejës, i cili u ekzekutua në vitin 2002 në Shkodër.

53 vjecari ishte ndër personat më të kërkuar për policinë në ato vite, pasi akuzohej për vrasjen e 5 personave.

Të fundit