Flash News

KRYESORE

Shpërthime të koronavirusit 20 km larg shtëpisë së Cristiano Ronaldos në Madeira

Shpërthime të koronavirusit 20 km larg shtëpisë së

Në ishulli e Maderia, 20 km larg shtëpisë së Cristiano Ronaldo ka pasur një shpërthim të epidemisë, raportojnë mediat italiane. Infeksioni është duke u rritur në arqipelagun portugez, ku është vendosur në kordon sanitary rreth Camara de Lobos, jo larg nga vila e yllit të Juves.

Arqipelagu i Madeira, ku lindi Cristiano Ronaldo dhe ndodhet aktualisht, duket se nuk do të jetë më një vend i sigurt për shkak të Coronavirusit. Që nga dita e djeshme, u zbulua një shpërthim në Camara de Lobos, me dhjetë raste të reja, rreth njëzet kilometra larg vilës, ku asi i Juventusit me të dashurën e tij Georgina dhe djemtë e tij ka qëndruar për ca kohë: "Tani Camara de Lobos është në një situatë të mundshme të një rreziku të lartë epidemiologjik të fillimit të zinxhirëve të transmisionit si në vend ashtu edhe në rajon," shpjegoi Miguel Albuquerque, presidenti rajonal i Madeira, i cili vendosi të krijojë një kordon rreth qytetit, duke izoluar në mënyrë efektive 18 mijë banorë.

Deri nja dy ditë më parë, pandemia e Coronavirusit në arkipelagun Portugez dukej se ishte nën kontroll, por 54 raste kanë ndodhur që nga e premtja me rrezikun e një rritje të infektimit. Në ditët e ardhshme Ronaldo duhet të kthehet në Torino me qëllim rikuperimin e stërvitjeve, që pritet të rifillojnë në 4 maj. Ronaldo, si dhe lojtarët e tjerë të Juventusit që janë larguar nga Italia, do të duhet të kalojnë një karantinë dy-javore, sipas rregulloreve në fuqi.

Të fundit