Shpërthimi katastrofik në Bejrut, Libani përfshihet nga protestat e dhunshme, dorëhiqen 3 ministra

Libani është përfshirë nga trazirat pas shpërthimit të para pak ditëve, i cili u mori jetën 158 personave, plagosi më shumë se 5,000 dhe la 300 mijë të tjerë të pastrehë.

Qytetarët e zemëruar pas shpërthimit tragjik në Bejrut kërkojnë largimin e klasës politike të cilët e sundojnë sipas tyre vendin prej dekadash. Dhjetra persona janë shoqëruar deri tani nga policia për shkak të protestave të dhunshme, ndërsa 3 ministra dorëheqjen.

Protestuesit libanezë kanë bërë thirrje për një tubim jashtë pallatit Baabda, dhe kërkojnë që Presidenti Michel Aoun të tërhiqet pas dorëheqjeve të tre ministrave.

Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se kabineti qeveritar është duke zhvilluar një mbledhje në këto momente, dhe se pritet që e gjithë qeveria mund të japë dorëheqjen. Nëse të shtatë ministrat japin dorëheqjen, kabineti do të kthehet në mënyrë efektive një qeveri e përkohshme.

“Nuk do të funksionojë, janë po të njëjtët njerëz. Është një mafioz.”- u shpreh  Antoinette Baaklini, një punonjës i një ndërmarrje të energjisë elektrike që u shkatërrua nga shpërthimi i fuqishëm i 4 gushtit.