Shpërthimi me 5 shkencëtarë të vdekur, SHBA dyshime se rusët testuan raketa hipersonike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur dyshime se shpërthimi i fundit në Rusi, kur 5 shkencëtarë mbetën të vdekur, ishte i lidhur me programin e raketave hipersonike.

Reuters shkruan se ky fakt është konfirmuar nga një zyrtar i administratës së presidentit Donald Trump.

Zyrtari, i cili ka preferuar të mos identifikohet, tha se Uashingtoni nuk mund të pohojë plotësisht nëse bëhej fjalë për një shpërthim bërthamor, por mendohet sipas tij se aty janë përfshirë elemente radioaktive.

Agjencia bërthamore e Rusisë ‘Rosatom’ raportoi më herët se incidenti ndodhi gjatë testimit të raketave në një platformë në det të hapur, por kur karburanti i raketës u ndez, ka shkaktuar shpërthimin.