Flash News

KRYESORE

Shpërthimi me tritol i makinës në Shkodër, njëri prej vëllezërve shef finance te Patentat

Në lagjen “Tre Herojt” në Shkodër është regjistruar një shpërthim me lëndë plasëse në një makinë në oborrin e përbashkët të dy vëllezërve F dhe M.Paja.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku përmes një telefonate raportohet shpërthimi i një makine tip “Citroen” me targa AA 505 BA me lëndë plasëse. Si pasoj e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz vetëm dëme materiale.

Nga dëshmitë e para të njërit prej vëllezërve, Fran Paja, i cili është edhe shef i Financës te Drejtoria e  Patentave në Shkodër, deklaron se nuk ka konflikt me asnjë person dhe se nuk e di se kush mund të ketë qenë autori.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, thuhet se me datë 06.01.2018, rreth orës 02:00, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Tre Herojt”  Shkodër, në oborrin e përbashkët të banesave të vëllezërve F. P. dhe M. P. është dëgjuar një shpërthim lënde plasëse

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse, ku si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme të lehta materiale të mjetit tip Citroen me targë AA 505 BA.

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit