Flash News

KRYESORE

Shpërthimi me tritol në mesnatë, flet gjyshja e Xhisiela Malokut: Ndihemi të kërcënuar

Shpërthimi me tritol në mesnatë, flet gjyshja e Xhisiela Malokut:

Flet gjyshja e Xhisiela Malokut, ish-e dashura e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja. Në një prononcim për ‘Panorama’, gjyshja e 24-vjeçares tregon si e kanë përjetuar ngjarjen e mbrëmshme.

Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë plasëse në oborrin e banesës së gjyshit të Malokut, në banesën ku jeton edhe vetë Xhisiela.

“Nuk dimë asnjë gjë. S’ja vendosim dot fajin asnjërit. ishte ora rreth 12 e natës. U trembëm shumë. Na e hodhën tritolin në oborrin e shtëpisë. Jemi të kërcënuar. Nuk kemi asnjë ide kush mund ta ketë hedhur, vetëm kur dëgjuam zhurme dolëm të frikësuar përjashta dhe pamë se kishin hedhur lëndë plasëse”, është shprehur gjyshja e Xhisielës.

Të fundit