Shpërthimi në Bejrut, jep dorëheqjen ministrja e Informacionit në Liban

Ministrja e Informacionit të Libanit, Manal Abdel Samad jep dorëheqjen nga posti, pas shpërthimit të fuqishëm që shkaktoi mbi 15 viktima në portin e mallrave në Bejrut.

Dorëheqja e saj vjen ndërsa zemërimi i publikut po rritet kundër elitës qeverisëse, duke e fajësuar për keqmenaxhim dhe korrupsionin që besohet të jetë pas shpërthimit katastrofik.

Në deklaratën e dorëheqjes, ministrja kërkon falje dhe shpreh keqardhjen për mosarritjen e aspiratave të popullit libanez.

“Kërkoj falje nga libanezët pasi nuk i kemi përmbushur pritshmëritë e tyre. Nuk ka mbetur më asnjë situatë për të përmbushur pritshmëritë e popullit pas katastrofës në Portin e Bejrutit, kështu që unë jap dorëheqjen nga detyra ime në qeveri”, tha Abdul Samad.

Pesë nga 128 anëtarët e parlamentit gjithashtu kanë njoftuar dorëheqjen e tyre që nga e shtuna, duke përfshirë tre ligjvënës të partisë Christian Kataeb, një anëtar të Partisë Socialiste Progresiste dhe një të pavarur.