Flash News

KRYESORE

Shpërthimi në dyqanin e telefonave, policia jep detaje: Nuk ishte eksploziv

Shpërthimi në dyqanin e telefonave, policia jep detaje: Nuk ishte

Policia e Tiranës ka dhënë detaje sa i takon shpërthimit të ndodhur mëngjesin e sotëm në një dyqan telefonash në Tiranë.

Në njoftimin e saj, policia thotë se personi që ka mbetur i plagosur ishte në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur në tavolinën e punës.

Njoftimi policisë

Më datë 12.03.2018, rreth orës 10:40, në rrugën "Qamil Guranjaku" në një  dyqan celularësh  në pronësi të  shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili  ishte duke punuar dhe  ne pune e siper ka ndodhur nje shperthim nga lende ende e papercaktuar.

Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale.

Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinen e punes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të fundit