Flash News

KRYESORE

Shpërthimi në Elbasan, policia sqaron ngjarjen

Shpërthimi në Elbasan, policia sqaron ngjarjen

Një shpërthim u raportua mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Në një reagim e saj Policia e Shtetit sqaroi se bëhet fjalë për shpërthim me lëndë piroteknike (fishekzjarre) dhe se nuk ka dëme, as në njerëz e as materiale.

“Rreth orës 19:58 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Lagjen “11 Nëntori” në një rrugicë midis pallateve është dëgjuar një shpërthim. Me marrjen dijeni të njoftimit u shkua në vendin ku u dha njoftimi, ku u konstatua një gropë e vogël, e cila mund të jetë shkaktuar nga lëndë piroteknike. Nuk ka dëme në njerëz apo dëme materiale”, sqaron policia në një njoftim të sajin.

 

 

Të fundit