Flash News

KRYESORE

Shpërthimi në zonën e ish-metalurgjikut, policia e Elbasanit jep detajet: Ndodhi në një subjekt privat

Shpërthimi në zonën e ish-metalurgjikut, policia e Elbasanit jep

Pas shpërthimit të ndodhur në zonën e ish-metalurgjikut ku mbetën të plagosur 7 persona, ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Elbasanit.

Përmes një deklarate zyrtare në lidhje me ngjarjen brenda Metalurgjikut, Policia informon se në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalurgjikut, si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 punëtorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Në një subjekti privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalurgjikut, si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 punëtorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimi të mundëshem.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit