Flash News

KRYESORE

Shpërthimi në Fushë-Krujë, zëdhënësja e PD: Rama e zbardhi të vërtetën!

Shpërthimi në Fushë-Krujë, zëdhënësja e PD:

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kërkon që kryeministri Edi Rama të ndiqet penalisht për rastin e Xhisiela Malokut, pas deklaratave të kësaj të fundit lidhur me shpërthimin me tritol në banesën e gjyshit të saj, mbrëmë në fshatin Larushk.

Xhisiela akuzoi se pas ngjarjes fshihet opozita dhe sipas Zhupës deklarata e saj vjen pas presionit nga vetë Rama. “Sot u detyrua të flasë si Rama se fajin e ka Opozita për dhunën që u ushtrua ndaj saj, për presionin e së fundmi për tritolin në shtëpinë e gjyshit të saj. Ja pra që s’paskemi parë asgjë akoma”, shkruan zëdhënësja e PD.

Reagimi i plotë:

Rama e zbardhi të vërtetën!

Xhisielën e dogji me cigare PD, ia vuri pistoletën në kokë PD, i vuri tritolin PD, madje dhe vetë Rraja është djali i deputetit të PD. Sa turp!!!

Rama duhet të ndiqet penalisht për përdorimin e Xhisiela Malokut viktimë e dhunës së pushtetit te tij. Sot është më e qartë se si po dhunohet nga Rama dhe pushteti i tij Xhisiela Maloku.

Sot u detyrua të flasë si Rama se fajin e ka Opozita për dhunën që u ushtrua ndaj saj, për presionin e së fundmi për tritolin në shtëpinë e gjyshit të saj. Ja pra që s’paskemi parë asgjë akoma.

Largimi i Ramës, një orë e më parë është emergjence kombëtare që fatin e Xhisieles mos ta kenë dhe vajza e gra te tjera.

Të fundit