Flash News

KRYESORE

Shpërthimi në Shkodër, kush është zyrtari që kishte në pronësi “Benz-in” e hedhur në erë me tritol

Shpërthimi në Shkodër, kush është zyrtari që

Në orët e para të ditës së sotme një automjet tip “Benz” u hidh në erë, pas një shpërthimi me tritol në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në lagjen “Perash” dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale, kryesisht në pjesën e përparme të makinës, ku ishte vendosur edhe eksplozivi.

Sipas të dhënave të deritanishme, automjeti tip  ‘Benz’ me targa AA655MK,  i përket Admir Lishit 40 vjeç, i cili njihet edhe si  shefit të financës në policinë kufitare.

Pas ngjarjes, zyrtari i policisë kufitare në Shkodër është marrë në pyetje dhe kanë nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm. 40-vjeçari ka deklaruar se nuk është i përfshirë në një konflikt, ndërsa në këto kushte policia nuk përjashton edhe mundësinë që autorët të kenë ngatërruar shënjestër.   

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Të fundit