Flash News

KRYESORE

Shpërthimi në Shkodër, plagoset ‘i forti’ Lulzim Kulla, emër i njohur për policinë

Është identifikuar njëri prej të plagosurve në lagjen ‘Rus’, në qytetin e Shkodrës, si pasojë e shpërthimit të një sasie tritoli. Ai është Lulzim Kulla, i konsideruar si një prej ‘të fortëve’ të qytetit verior dhe emër i njohur për policinë.

Makina e Kullës, tip Fuoristradë me targa ‘AA 444 CX’, ka pësuar dëmtime të shumta nga shpërthimi, megjithatë, policia nuk konfirmon ende se ai ka qenë objektivi i atentatorëve, pasi shpërthimi ka prekur një rreze të gjerë të zonës.

Lulzim Adem Kulla, 43 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Guerrile” të qytetit të Shkodrës, është arrestuar në vitin 2016 nga FNSH, pasi kishte me vete një armë zjarri pistoletë TT ndërsa në banesë iu gjet një sasi e konsiderueshme municionesh.

Emri i Lulzim Kullës rezulton edhe në disa artikuj të publikuara përgjatë viteve ku pretendohet se ka mbajtur nën kontroll nëpërmjet dhunës dhe gjobave zonën tregtare të ‘Rusit’, ku edhe ka ndodhur shpërthimi i sotëm.

Të fundit