Flash News

KRYESORE

Shpërthimi në Velipojë, ndërron jetë Hektor Zenuni, hyri mes flakëve për të shpëtuar babain

Shpërthimi në Velipojë, ndërron jetë Hektor Zenuni,

Ka ndërruar jetë në Turqi, Hektor Zenuni, 33 vjeçari i cili u plagos gjatë shpërthimit të gazit në resortin e tij në Velipojë.

Zenuni po kurohej në një spital në Turqi, pas mjekimit të parë që mori në Shqipëri.

33 vjeçari hyri në ambientet e brendshme të lokalit pas shpërthimit të parë, për të nxjerrë të atin, por ai tregoi se pasi e kishte marrë atë në krah, ndodhi shpërthimi i dytë që e la të plagosur. I riu pësoi djegie të shumta në trup dhe pavarësisht mjekimit nuk ka arritur të mbijetojë.

Si pasojë e shpërthimit më 28 korrik, humbi jetën edhe babai i Hektorit, Besnik Zenuni, ndërsa u plagosën disa persona të tjerë.

Të fundit