Flash News

KRYESORE

Shpërthimi pranë ambasadës ruse në Tiranë, policia jep detaje

Shpërthimi pranë ambasadës ruse në Tiranë, policia jep

Mëngjesin e sotëm një shpërthim ka ndodhur pranë një dyqani fast-food në zonën e ish-Bllokut, pranë ambasadës ruse, në Tiranë. Policia njofton se dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur pronari i dyqanit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Me date 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitje ra zjarr.

Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr.

Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit.

Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

Të fundit