Flash News

KRYESORE

I shpërthyen tritolin në pallat, flet kryebashkiaku i djathtë Nezir Rizvani

I shpërthyen tritolin në pallat, flet kryebashkiaku i djathtë

Flet për herë të parë kryetari i bashkisë së Matit, Nezir Rizvani pas shpërthimit me lëndë plasëse tritol në prag të derës në pallatin ku banonte mbrëmë në mesnatë.

Nezir Rizvani në një lidhje direkte në “Neës 24” ka treguar se prej dy vitesh që ai mban këtë post nuk ka patur asnjë konflikt.

Po ashtu, të njëjtën gjë deklaron edhe për fqinjin që ka përballë, pasi shpërthimi ndodhi në sheshpushimin e pallatit, pra mes dy apartamenteve, të kryebashkiakut të PD dhe familjes përballë, të cilët aktualisht jetojnë në Greqi.

“S’kam asnjë lloj konflikti me askënd prej dy vjetësh që kam atë detyrë. Edhe familja tjetër, ata janë emigrantë që jetojnë në Greqi s’e besoj të ketë lidhje. Është fjamilje e urtë dhe punëtore. Përjashtoj mundësinë e konflikteve”, u shpreh kryebashkiaku.

Të fundit