Shpëtim Idrizi distancohet nga tre deputetët e PDIU? Lala, Bici dhe Xhina jashtë protestës për Çamërinë

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet mund të konsiderohet tashmë si parti jashtë-parlamentare, ndonëse nga lista e saj për zgjedhjet e 25 qershorit kanë hyrë në Kuvend tre deputetë.

Kjo parti, nën drejtimin e kryetarit Shpëtim Idrizi ka organizuar sot përpara  Ambasadës së Greqisë një protestë kundër marrëveshjeve midis dy shteteve dhe përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të hequr nga tekstet e shkollave emrin e Çamërisë.

Në protestë ra në sy mungesa e tre deputetëve të PDIU-së, Reme Lala, Dritan Bici dhe Elena Xhina, si dhe e dy ish-deputetëve, Aqif Rakipi dhe Bujar Muça, të cilët arritën të zgjidheshin në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Ndërkohë, aty nuk munguan ish-deputetët Mesila Doda dhe Dashamir Tahiri, të cilët nuk siguruan votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i cili po hetohet së fundmi për skandalin e pronave në plazhin e Spillesë.