Flash News

KRYESORE

Shpëtim Idrizi i bashkohet protestës së opozitës, flet përpara qytetarëve

Shpëtim Idrizi i bashkohet protestës së opozitës, flet

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i është bashkuar protestës së opozitës dhe ka mbajtur një fjalim të shkurtër përpara qytetarëve. Zyrtarizimi i kalimit të PDIU-së në opozitë, bashkë me PD-në dhe LSI-në, u bë në protestën e 16 shkurtit.

“Parlamenti është mbyllur nga shqiptarët”, deklaroi Idrizi, i cili ka siguruar se kandidatët e PDIU-së do të refuzojnë mandatet e deputetëve, pasi mandatet të digjen nga opozita.

Të gjithë deputetët e opozitës janë duke mbajtur nga një fjalim të shkurtër, kur theksojnë arsyet e lënies së mandateve.

Me mijëra qytetarë janë mbledhur aktualisht te Parlamenti, për t’i dhënë mbështetje vendimit të opozitës për djegien e mandateve dhe kërkesës për krijimin e një qeverie tranzitore, që do të mundësojë organizmin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Të fundit