Flash News

KRYESORE

Shpëtim Idrizi: Nuk ka burrë none që të heqë emrin ‘Çamëri’

Shpëtim Idrizi: Nuk ka burrë none që të heqë emrin

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrzi shprehet se askujt nuk duhet ti shkojë në mendje që të heqë emrin Çamëri. Në një intervistë për Ora News, Idrizi theksoi se nuk ka as burrë none, as grua none, as palaço që ti shkojë në mendje që ta heqë, se për ta hequr nuk e heq dot.

“Ajo që duam të them është që emri Çamëri nuk ka as burrë none as grua none, as palaço që ti shkojë në mendje që ta heqë, se për ta hequr nuk e heq dot. Është një zonë që njifet prej 2 mijë vjetësh dhe është larë me gjak dhe janë zona shqiptare. Për ta negociuar po ka luajtur mendsh ndonjë sigurisht që do të përballet jo me protesta, por shumë më tepër se kaq”, u shpreh Idrizi.

Kreu i PDIU-së bëri të ditur gjithashtu se ditën e shtunë do të mbahet një protestë para ambasadës greke në Tiranë.

Të fundit