Flash News

KRYESORE

Shpëtim Idrizi: Rama në ngërç për çështjen çame

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka komentuar negociatat që po zhvillohen mes Shqiëprisë dhe Greqisë.

I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv Shpëtim Idrizi komentoi deklaratën e kryeministrit Rama, duke thënë se “në asamblenë e PDIU, Rama u shpreh se do ta kishte parësore çështjen çame, ndërsa tani e pash në ngërç”.

Kreu i PDIU u shpreh se pala shqiptare duhet të ketë kujdes që përpos heqjes së ligjit grek të luftës.

“Është “pesë me hiç” nëse ligji i luftës hiqet me një traktat miqësie. Pasi edhe traktati i 1996 mbaroi dhe nuk pati asnjë vlerë.U takua Bushati me Kotzias në Kretë, i futën edhe një valle greke, pastaj erdhi edhe Kotzias në Korçë dhe asgjë nuk u mor vesh se çfarë u diskutua. Ne i marrim vesh gjërat nga pala greke, pas takimit të parë Kotzias-Bushati u vu në zbatim marrëveshja për kërkimin e varreve greke”, u shpreh Idrizi.

Të fundit