Flash News

KRYESORE

Shpëtim Idrizi shkon personalisht në KQZ për të kërkuar mandatin

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është paraqitur personalisht në KQZ për të kërkuar mandatin e deputetit. Idrizi shoqërohet nga avokati i tij në seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e PDIU-së për rinumërim të disa kutive në Tiranë.

Ish-zv/kryetari i Kuvendit nuk e fitoi mandatin për shumë pak vota, ndërsa PDIU ka publikuar video ku tregohet vjedhja që është kryer nga disa numërues.

Kërkesës së PDIU, PS iu përgjigjet në mënyrë të ngjashme, duke kërkuar rinumërim në disa kuti të tjera, pasi nëse mandati i kalon Idrizit, ata që humbasin janë socialistët.

Të fundit