Flash News

KRYESORE

Shpëtim Nazarko: Edi Rama duhet të bëhet diktator për të bërë shtet

Shpëtim Nazarko: Edi Rama duhet të bëhet diktator për

“(Edi Rama) Do ishte mirë ta bënte edhe diktatorin . Formimi i një shteti kalon nëpërmjet “gjysëm-diktatorllëkut”, kështu është shprehur analisti i njohur Shpëtim Nazarko, në studion e ‘360 gradë’ të Artur Zhejit, në Ora News.

Duke diskutuar nëse sot jemi në një regjim të Ramës apo një shtetformim, Nazarko u shpreh se “Nuk mund ta quajmë regjim, por tani pas 90-ës, Shqipëria po vuan pasojat e diktaturës.”

“Në diktaturë duk lëvizje dot nga lagjja në lagje. Nuk kishte shtyp. Nuk mund të quhet regjim pjesa pas 90-ës.”, tha Nazarko.

Sipas Nazarkos kemi tentativë e Ramës për shtetformim, për të riforcuar shtetin.

“Unë nuk mendoj se jemi brenda një regjimi. Por po vuajmë pasojat e diktaturës e cila e varfëroi inteligjencën. Inteligjenca e tredhur në vitet e komunizmit në vitet 90 ishte e pafuqishme për t’i bërë ballë asaj që do pasonte”, u shpreh Nazarko.

Nazarko theksoi gjithashtu se duhet një dorë e fortë për të bërë shtet.

“Rama do ishte mirë t’a bënte edhe diktatorin. Formimi i një shteti kalon nëpërmjet “gjysëm-diktatorllëkut”, deklaroi analisti.

Të fundit