Flash News

KRYESORE

Shpëtohen 2 policët e bllokuar në Tepelenë

Shpëtohen 2 policët e bllokuar në Tepelenë

Janë shpëtuar dy efektivët e policisë të cilët mbetën të bllokuar në një zonë të Tepelenës mes Progonatit dhe Nivicës në kanione.

Mësohet se alpinistët e RENEA-s kishin shkuar për ndihmë gjatë natës, por ishin tërhequr për shkak të errësirës.

Shefi i rendit Tepelenë, Roland Zhapa dhe inspektori të zones kishin hipur në një shkëmb për kontroll territori dhe mbetën të bllokuar pasi nuk mundën të zbresin. Ata janë nxjerrë sot nga helikopteri i emergjencave rreth mesditës.

 

Të fundit