Flash News

KRYESORE

Shpëtohet Alvin Berisha, 11-vjeçari nxirret nga kampi sirian

Shpëtohet Alvin Berisha, 11-vjeçari nxirret nga kampi sirian

Sipas burimeve të Report tv të cilat citojnë mediat arabe, 11-vjeçari shqiptar, Alvin Berisha, është nxjerrë nga kampi Al-Hol në Siri.

Nxjerra e vogëlushit nga kampi u bë falë operacionit të shpëtimit në bashkëpunim me “Gjysëm Hënën siriane", Kryqin e Kuq ndërkombëtar dhe autoritet italiane dhe shqiptare.

Referuar mediave arabe operacioni ende është në vazhdim, por shumë shpejt Alvini do të bashkohet me të atin që ndodhet në Itali.

Historia e Alvin Berishës u bë publike nga emisioni italian ‘Le Iene’ , pasi babai i tij Afrimi e kërkonte prej vitin 2014. Alvini përfundoi në kampin e Sirisë kur nëna e tij e mori me vete atje duke iu bashkuar ISIS, ku u martua me një xhihadist dhe lindi tre fëmijë. Më pas ajo ndërroi jetë dhe vogëlushi Alvin mbeti brenda kampit.

Për çështjen e Alvin Berishës ka reagime të shumta edhe nga politika, ku shpesh hidhen akuza kundrejt qeverisë se nuk është përpjekur ta shpëtojë vogëlushin.

Të fundit