Flash News

KRYESORE

Shpifi ndaj aktorit Bombaj, Gjykata e Tiranës dënon këngëtarin e njohur

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin Stresi është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tiranës.

Kjo masë dënimi ndaj tij ka ardhur pas akuzës dhe padisë së ngritur nga aktori Leonard Bombaj, pasi u shpall i pafajshëm për abuzim seksual ndaj ish të miturës Ajsi.

Sipas reperit Ajselda Xhaxhaj, vajza e cila u bë e njohur nga “Kripëmjaltëzat” (Një format i Leonard Bombajt), i kishte rrëfyer reperit se ishte përdhunuar nga regjisori.

Megjithatë ky fakt ëhstë hedhur poshtë nga policia dhe gjykata, duke e shpallur Stresin fajtor dhe duke e dënuar me 70 mijë lekë për shpifje dhe fyerje ndaj aktorit Bomabj.

Gjykata i ka lënë këngëtarit 6 muaj kohë për të shlyer gjobën ndaj tij.

 

 

Të fundit