Flash News

KRYESORE

Shpikësi i VAR-it padit FIFA-n, kërkon miliona euro dëmshpërblim për vjedhje të idesë

Spanjolli Francisco Lopez pretendon se është njeriu i parë që ka hedhur idenë e përsëritjes së aksioneve live gjatë ndeshjeve, që zyrtarisht është quajtur VAR.

Lopez po bën gati dokumentat për të paditur FIFA-n teksa këkron një dëmshpërblim prej 15 milion eurosh. Sipas gazetës  spanjolle “Marca”, ai e ka propozuar këtë ide për herë të parë në Ministrinë e Arsimit që në vitin 1999.

“Ajo që unë imagjinoja atëherë është pikërisht kjo teknologji që po përdoret sot. Është e njëjta gjë që unë kam thënë se duhet të bëhet që në vitin 1999, përfshi edhe grupin e personave që shohin ndeshjen përmes TV dhe i sugjerojnë arbitrit kyresor se çfarë të bëjë. Në atë kohë nuk doja asgjë, por tani shoh që FIFA po e përdor këtë në interes të vet”, tha Lopez për “Marca”.

Po ashtu, ai shtoi se është i lumtur që shpijka e tij po i ndihmon arbitrat të japin vendime të sakta dhe se futbollit tashmë është më i drejtë se më parë.

Të fundit