Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Charles Dullin
Teatrot e vjetër kanë vështirësitë e tyre. Duhet t’i duash shumë për t’ua falur mungesën e komoditeteve që pengojnë punën e zvogëlojnë mundësitë për t’u shprehur. Sigurisht, që kjo është një çështje sentimentalizmi. Nuk dua t’i thur lavde, as mureve të vjetër të nxirë nga koha, as lozhave të parehatshme stolisur me skica parmakësh, as atij fushimi endacakësh rreth një skene ku lëvizin qenie të trilluara, hije të para në ëndërr, por më lejoni të shpreh atë që mendoj thellësisht: shumica e progreseve mekanike nuk i sjell asgjë të re teatrit tani për tani. Ato nuk u shkojnë përshtat veprave që ne prezantojmë. Ato nuk nisen nga një inteligjencë e vërtetë e artit tonë: janë të varfra, shumë të varfra përsa i përket iluzionit. Dhe përçmuese përballë shpirtit.
Teatri më i bukur në botë është një kryevepër me katër skena: është pelerina e zezë e Hamletit që e vetme mjafton për të na kujtuar Elsinorin dhe dramën që imagjinata jonë e kërkon ende më të mistershme se ç’e ka realizuar poeti; është Makdafi te Makbethi që rras në kokë kapelen me nje gjest të ngathët kur e lajmërojnë për masakrën e fëmijëve të tij: «Eh! njeri, përse e rrasni ashtu kapelen?»; është Sganareli duke arsyetuar me zotërinë e tij mbi të vërtetat e mëdha të kësaj bote dhe që, në kulmin e zënkës, e lëshon veten duke ardhur vërdallë; është, po të largohemi akoma më shumë në kohë, Oresti, i ndjekur nga qentë.
Teatri më i bukur në botë është në besimin, në dashurinë për artin tonë, në lartësimin e përhershëm të shpirtit. Atje duhet kërkuar ai dhe jo në paraqitjen e lukseve të panevojshme. Shumica e teatrove moderne brenda disa javëve mund të kthehen pa shumë dëm në banka e dyqane. Për mua, ato nuk kanë shpirt. E dua teatrin tim sepse është një teatër i vërtetë. Shkoni në sheshin Dancourt, shikojeni mirë e do ta pëlqeni ashtu si dhe unë. Ai është i papërshtatshëm për t’u kthyer në tjetër gjë; as kinemanë nuk e ka pranuar. Ka strehuar aq shumë personazhe të shquar. Përfytyroni tërë ata mbretër, tiranë, heronj, dashnorë, vagabondë të rrezikshëm, shtojzovalle e perëndi që ka parë në shkëlqimin e skenës dhe në intimitetin e lozhave!
Muret e tij mbajnë të mbyllura aq shumë thirrje, ankime, dënesa; ai është i shenjtëruar nga mijëra kujtime; ai ka autoritetin e shenjtë të fanarëve mbi bregdet dhe të afron prehjen shpirtërore të kishave të fshatit.
Hyni brenda… A s’është një vend simpatik, i dashur e i përzemërt ? A gjendet teatër tjetër si ai, ku fjalët, kur thuhen me mjeshtëri, ruajnë gjithë shijen e tingullin e tyre?… A s’është teatër i bukur ai ku pjesa dëgjohet në mënyrë të përsosur? Prandaj, kur me delikatesë dhe me mirësjellje, që s’do di asnjëherë si ta falenderoj, Philippe de Rothschild i propozoi Cartel-it që të drejtoj teatrin e mrekullueshëm të Pigalle-it, thashë me vete: Çfarë? Do të le të gjitha këto për një tempull modern që nuk e di se kush është Buridan-i? Nuk do shoh më të shtunave në darkë sallën e mbushur me miq të panjohur? Ç’do të thonin ata kur të më shihnin tek vrapoja nga paratë, ata që më janë gjendur në ditët më të vështira?
Teatri më i bukur në botë, është teatri im, ku shpirti ka triumfuar mbi kushtet.
Nuk është makina që zbret perënditë mbi skenë, por janë perënditë, ato që na duhen.
*Charles Dullin, Kujtime dhe shënime të një aktori. Përgatitur nga Ylli Demneri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38