Flash News

KRYESORE

BE shprehet e tronditur nga vrasja e gazetares në Maltë

BE shprehet e tronditur nga vrasja e gazetares në Maltë

Komisioni Evropian është shprehur i tronditur sot nga vrasja e një gazetareje dhe blogereje malteze kundër korrupsionit, Daphne Caruana Galizia e vrarë një ditë më parë nga një bombë e vendosur poshtë makinës së saj dhe kërkoi që të vihet në vend drejtësia.

“Jemi të tmerruar nga fakti se një gazetare mjaft e njohur dhe e respektuar, Daphne Caruana Galizia humbi jetën dje gjatë një sulmi që është qartësisht një sulm i shënjestruar”, deklaroi zëdhënësja e ekzekutivit evropian, Margaritis Schinas.

“Ky është një akt skandaloz”, theksoi ai. “Ajo që ka tashmë rëndësi është që drejtësia të vihet në vend”.

Caruana Galizia ishte një pioniere e gazetarisë investigative në Maltë”, rikujtoi ai. Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker dhe komisionerët dënojnë këtë sulm në mënyrën më të ashpër”, shtoi Schinas.

“E drejta e një gazetari për të hetuar, për të drejtuar pyetje të sikletshme dhe për të raportuar është në zemër të vlerave tona dhe duhet të garantohet në çdo kohë”, vlerësoi ai.

Të fundit