Flash News

KRYESORE

Shprehu vlerësimin maksimal për Bashën, çfarë mendon për Kryemadhin ish-presidenti Nishani

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, ish-presidenti Bujar Nishani shprehu vlerësimin më të madh për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. I pyetur nga gazetarja se çfarë mendon për Kryemadhin në krye të LSI-së, Nishani vlerësoi kontributin e saj si zonjë në politikë.

“Mua më intereson vizioni, parimi, produkti brenda një force politike. Zonja Kryemadhi është një politikane  e hershme me shumë eksperiencë, me dinamizëm shumë të madh” u shpreh Nishani, duke vlerësuar dhe qëndimin e Kryemadhit për të ndryshuar realitetin në të cilin ndodhet sot Shqipëria.

Ndërsa i pyetur për Metën si president, Nishani u përgjigj shumë shkurt, “Një kryetar shteti institucional dhe korrekt”.

Të fundit