Flash News

KRYESORE

“Shpresash paske ikë mbramë N’udhëtimin tand t’fundit”- dedikimi i aktorit shqiptar për të bijën që u gjend e vdekur

“Shpresash paske ikë mbramë  N’udhëtimin tand

Pas lajmit se vajza e aktorit të famshëm Çun Lajçi është gjendur e vdekur në një lagje të Prishtinës ditën e sotme, ka ardhur dhe reagimi i aktorit.

Ai i ka dedikuar vajzës së tij një pozei lamtumire duke shprehur në këtë mënyrë dhimbjen dhe trishtimin për këtë ngjarje të rëndë. 

Të shumtë kanë qenë ata të cilët e kanë ngushëlluar familjen e Bubuliana Lajçit, e cila humbi jetën në moshën 30 vjeçare.

 

“A këputet peni moj e mira ime”

S’po t’shkruaj ma

Si herave tjera për t’iu kthye

Pendimit

Se nenin e lidhun n’fyt

E paske zhgjidhë vetëm,

Pa m’pritë mua nga rrugë e largët

Shpresash paske ikë mbramë

N’udhëtimin tand t’fundit

Diku n’Ashkelon

N’kërkim t’fatit e t’vajit

Oooo

Mos ma vajtoni

Se sherua qenka përgjithmonë

Tue kërkua gurin e vet të varri.”.

 

 

Të fundit