Flash News

KRYESORE

Shpresat japin ‘shpresë’, mundin Bjellorusinë

Shpresat japin ‘shpresë’, mundin Bjellorusinë

Ekipi i shpresave të Shqipërisë ka marrë një fitore 3-2 në “Elbasan Arena” në ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë. Për ekipin shqiptar shkëlqeu, Emir Sahiti duke realizuar dy gola.

Miqtë shënuan të parët me anë të Fiadosau, ndërsa Shqipëria barazoi në fundin e pjesës së parë me anë të Shefiti. Në pjesën e dytë, lojtari i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti realizoi dy gola ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt, Bjellorusia ngushtoi rezultatin në 3-2.

Dy skuadrat do të luajnë sërish një tjetër takim miqësor mes tyre. ndeshja do të luhet në datën 8 qershor.

 

Të fundit