Flash News

KRYESORE

Shpresë nga Italia, numri i viktimave prej koronavirusit nën 200

Shpresë nga Italia, numri i viktimave prej koronavirusit nën 200

Italia ka publikuar përditësimin më të fundit lidhur me situatën e pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 174 viktima, 300 viktima më pak se ditën e djeshme. Ky është numri më i ulët i vdekjeve që nga 14 marsi.

Nga të dhënat ditore të Mbrojtjes Civile numri i të sëmurëve është ende në rënie. Shifra ka shkuar në 100,179, me një rënie prej 525 personash (dje kishte -239 njerëz të sëmurë në krahasim me një ditë më parë).

Fatmirësisht numri i personave që fitojnë çdo ditë betejën me koronavirusin vazhdon të rritet dhe sot llogaritet 81,654 persona të shëruar.

Ansa.it

Të fundit