Flash News

KRYESORE

Shpresë për emigrantët e bllokuar në Mesdhe

Shpresë për emigrantët e bllokuar në Mesdhe

Makthi i 150 emigrantëve të cilët po qëndrojnë prej ditësh në një anije në Detin Mesdhe po shkon drejt fundit. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha se gjashtë vende të BE-së, janë pajtuar të marrin emigrantët, të cilëve Italia u ndaloi hyrjen në territorin e saj.

Emigrantët do të shkojnë në Francë, Gjermani, Rumani, Portugali, Spanjë dhe Luksemburg. Kryeministri Conte kritikoi ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini për bllokimin e emigrantëve duke e quajtur të “fiksuar” pas mbylljes së porteve.

Para njoftimit të Contes, Spanja tha se po punonte me shtetet e tjera të BE-së dhe Komisionin Evropian për të gjetur një "zgjidhje të përbashkët dhe të rregullt", dhe ishte e gatshme të "merrte pjesë në një shpërndarje të ekuilibruar të emigrantëve në bordin e anijes".

Të fundit