Flash News

KRYESORE

Shqetësim në Gjermani, vendi në prag të recensionit

Shqetësim në Gjermani, vendi në prag të recensionit

Gjermania është në prag të recensionit. Qeveria gjermane pret që ekonomia më e madhe e BE-së të kalojë në recesion në tremujorin e tretë.

Revista “Der Spiegel” raporton se prodhimi gjerman ra me 0.1% në periudhën prill-qershor, për shkak të rënies së eksporteve. Gjithsesi, qeveria gjermane ende nuk parashikon një krizë të rëndë ekonomike, vetëm nëse konfliktet botërore të tregtisë të mos përshkallëzohen, e gjithashtu nëse Britania e Madhe nuk e lë Bashkimin Evropian pa marrëveshje, thuhet në raport.

Për këtë arsye, qeveria gjermane nuk sheh asnjë arsye për masa afatshkurtra për të stabilizuar ekonominë.

Ditë më parë, tregjet e aksioneve në Evropë pësuan rënie, të nxitura nga frika e investitorëve për një recesion botëror. Rënia e shitjes në nivel botëror erdhi mes shqetësimeve për luftën tregtare të SHBA-së dhe Kinës dhe ekonominë botërore në përgjithësi. Në të shkuarën,lëvizje të tilla kanë qenë një tregues i besueshëm i recesioneve të mundshme.

Të fundit