Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Shqetësimet që lindin në trup nëse keni mungesë të vitaminës D
Vitamina D është parësore për shëndetin e përgjithshëm të trupit, pasi ndihmon t’i mbajë të shëndetshëm muskujt, eshtrat dhe dhëmbët.
Kjo vitaminë nevojitet edhe për të rregulluar sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trup.
Mungesa e vitaminës D mund të çojë në komplikime serioze.
Sipas ekspertëve, ju mund të keni mungesë të vitaminës D nëse keni filluar të keni dhimbje të muskujve.
Më shumë se 70% e njerëzve me dhimbje muskujsh kanë mungesë të vitaminës D.
Kjo për shkak se mungesa e vitaminës D mund të çojë në një ndjeshmëri më të madhe të receptorëve në muskuj.
Të tjerat simptoma të mungesës së vitaminës D përfshijnë ndjenjën e lodhjes së tepërt.