Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shqetësimet që lindin nga mungesa e vitaminës D në organizëm
Vitamina D quhet ndryshe vitamina e “rrezeve të diellit”. Kjo për shkak se burimi kryesor i kësaj vitamine në organizëm është ndikimi i rrezeve të diellit direkt në lëkurën tonë, e cila me procese të njëpasnjëshme sintetizon këtë vitaminë joaktive ku aktivizohet nga mëlçia dhe pastaj nga veshkat. Pasoja kryesore e kësaj mungese është rahitisi tek të vegjlit dhe osteomalacia tek të rriturit (apo e njohur ndryshe zbutja e kockave).
Deri para disa vitesh nuk kemi dëgjuar shumë për sëmundjet e shkaktuara nga mungesa e vitaminës D. Ekziston një numër i madh i çrregullimeve të tjera si rezultat i kësaj mungese siç janë: sëmundjet e skeletit, muskujve, sëmundjet metabolike, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet autoimune, sëmundjet konjitive (në sferën e njohjes, mendimit dhe kujtesës) kanceri dhe ose mortaliteti.
Sipas disa studimeve që janë bërë farmacitë janë duke u përballur me kërkesa të shumta për vitaminën D, dhe sipas endokrinologëve, vetëm kalimi i kohës jashtë nuk po kryen punë më, pasi nivelet e vitaminës D janë duke rënë.
Për ta rritur nivelin e saj, studiuesit thonë se përfitimi mund të fillojë nga kockat e shëndetshme deri në zemrën tonë duke bërë më të mirë funksionimin e saj. Vitamina D është një grup i yndyrave të tretshme brenda trupit të çdo njeriu. Vitamina D gjendet te salmoni, veza, kërpudha, mishi i derrit, gjiza.