Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentiola Madhi/ European Western Balkans
Në mesnatën e 22 korrikut 2016, pas shtatë orësh bisedimesh, Parlamenti shqiptar miratoi njëzëri reformën në drejtësi, e mbështetur fuqimisht nga BE dhe ShBA. Ky u konsiderua një moment historik për demokratizimin dhe sundimin e ligjit të vendit, duke rritur pritshmëritë për spastrimin e sistemit gjyqësor dhe avancimin e perspektivës europiane.
Katër vjet më vonë, suksesi i reformës në drejtësi (në letër) është vlerësuar gjerësisht nga qeveria dhe partnerët ndërkombëtarë. Ndërsa në praktikë ajo ka mbetur ende një iluzion, pa arritur të nxjerrë potencialin e saj. Avancimi i ngadaltë i zbatimit të reformës ka ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e duhur të organeve gjyqësore, duke u bërë dëshmitare e disa vendeve vakante në sistem. Ndërsa procesi i rivlerësimit (verifikimi) i vazhdueshëm ka prodhuar një sforcim në sistemin e drejtësisë, ndjekur nga dëme anësore në sferat e tjera të lidhura me të.
Në frontin e brendshëm, reforma në drejtësi ka qenë mjaft e politizuar, dhe subject I vazhdueshëm i ndikimit dhe ndërhyrjesve politike. Nën polarizimin e ashpër dhe krizëz politike dhe institucionale, retorikat e partive politike për zbatimin e reformës janë shënuar nga konfrontimet dhe akuzat e ndërsjella mbi atë që po kërkon të "kapë reformën" për interesat e veta.
Pengu i parë mbetet Gjykata Kushtetuese, e ndjekur nga Gjykata e Lartë; të dyja janë paralizuar për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Emërimet e kësaj të fundit përbëjnë një çështje delikate për dinamikën e përgjithshme politike të Shqipërisë. Pasi të jetë funksionale, Gjykata Kushtetuese do të duhet të artikulojë një numër dosjesh të nxehta politike, siç është për shembull rrethi i mbrapshtë i krijuar me kushtetutshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019, ku partia qeverisëse garoi e vetme, ose nisma e partisë në pushtet për të shkarkuar Presidentin, i dyshuar për sjellje arbitrare dhe shkelje të Kushtetutës, kur vendosi të shtyjë zgjedhjet lokale të vitit 2019. Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë përbën gjithashtu një nga 15 kushtet e përcaktuara nga Këshilli Europian për fillimin e negociatave të pranimit.
Ndërkohë, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve po vazhdon dhe janë ngritur disa kontestime për vlerësime të supozuara si subjektive, veçanërisht nga personat e pushuar. Disa prova tregojnë se organet e verifikimit janë vënë nën presion për shkak të nevojës për të dhënë rezultatet e para konkrete, duke ndikuar kështu në kohën në dispozicion të tyre për të hetuar plotësisht mbi profilet e gjyqtarëve / prokurorëve. Nëse provohet e vërtetë, në një afat më të gjatë kontestimet rrezikojnë të vënë në dyshim besueshmërinë e këtij procesi të rivlerësimit.
Në këtë drejtim, një precedent shënohet nga çështja e një gjykatësi të vetëm të Dhomës së Posaçme të Apelimit, i cili aktualisht është nën hetim për falsifikimin e dokumenteve.
Gjatë procesit të tij të verifikimit, gjyqtari kishte lënë jashtë deklarimit masat disiplinore të marra (pushimin nga puna për shkak të paaftësisë) në vitin 1997. Ky fakt nuk u shfaq gjatë rivlerësimit të tij dhe u bë publik vetëm kohët e fundit. Dhoma e Posaçme e Apelit përbëhet nga gjyqtarë të verifikuar dhe ka për detyrë të rishikojë ankesat e gjyqtarëve / prokurorëve të pushuar nga procesi i rivlerësimit. Nëse gjyqtari i përmendur është fajtor, atëherë kutia e Pandorës mund të hapet për të gjitha ato raste në të cilat ai ka qenë pjesë e aktgjykimeve të apelit. Nga ana tjetër, kjo do të shënonte një vonesë tjetër në përfundimin e reformës.
Sfidat politike dhe teknike që përputhen gjatë këtij zbatimi të reformës kanë çuar në një numër në rritje të dosjeve të prapambetura, për të cilat gjykatat duhet të marrin një vendim. Qytetarët, si përfitues të fundit të reformës, nuk kanë pasur ende mundësinë për të marrë drejtësi, duke dëshmuar kështu një vonesë të vazhdueshme në çështjet e tyre dhe shpresa të venitura. Procedurat gjyqësore të pafundme, të shoqëruara me një numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve dhe përpjekjeve të zakonshme korruptive, kanë çuar në më shumë se 92,600 çështje ende në dhomën e pritjes së gjykatave.
Në këtë drejtim, procesi i vetingut duket se nuk është shoqëruar me një plan të menduar mirë për rimbushjen e pozicioneve të mbuluara nga gjyqtarët e pushuar gjatë periudhës së reformimit. Gjykatat e Apelit janë prekur veçanërisht nga procesi i rivlerësimit dhe duhet ende kohë në mënyrë që të ngrihet korpusi i ri i gjyqtarëve, dhe madje edhe më shumë kohë dhe durim u kërkohet qytetarëve që të shohin çështjet e tyre të zgjidhura.
Në përgjithësi, Shqipëria sot e gjen veten përpara një situate të vështirë të sundimit të ligjit, ku drejtësia është ende në një gjendje "ëanted" dhe problemet politike brenda vendit rrezikojnë të minojnë më tej rezultatet e pritura të reformës, përveç gjendjes së brishtë të demokracisë. Gjatë viteve të kaluara, ‘frutat e pjekura’ të reformës u janë shërbyer audiencave më të gjera, si psh numri i personave të verifikuar ose pushuar nga puna, dhe perspektivat e një "lodhjeje nga pritja e drejtësisë" po dalin në sipërfaqe. Ekziston një nevojë urgjente për një vizion real afatgjatë për të siguruar drejtësi efektive në Shqipëri dhe kjo duhet të ndodhë brenda institucioneve shtetërore.
█Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit "Forcimi i Sundimit të Ligjit në Ballkanin Perëndimor: Mjete të vjetra për rregulla të reja", implementuar nga Rrjeti Politikon, në bashkëpunim me Qendrën për Politika Bashkëkohore, dhe me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës.
█Përkthimi nga anglishtja: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38