Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shqipëri e turpshme, nuk fitojmë dot ndaj modestëve nga Andorra
Drejtuesit e Federatës kërkonin prej ditësh sa më shumë mbështetje ndaj Andorrës në "Elbasan Arena", sikur e kishin parashikuar se ndeshja e sotme e kombëtares sonë do të ishte skandaloze.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Reja nuk arritën më shumë se një barazim 2-2 ndaj kombëtares modeste, e cila me zor numëron 11 burra për t'i bashkuar në një skuadër futbolli, ndërsa ne kontrollojmë emra nga e gjithë Europa.
Shqipërisë i mungoi jo thjesht egoja, por edhe dëshira për të bërë një lojë bindëse para testit më të madh të kësaj vjeshte, atë me Francën në stadiumin e ri. Goli i shpejtë i Balajt krijoi iluzione në të 6', kur tanët gjetën golin e parë. U duk se me Andorrën do të ishte e lehtë, por jo.
Miqtë barazuan pas 12 minutash me Martinezin, lojtar i cili jo vetëm mbylli pjesën e parë me një gol të bukur pas një kundërsulmi model, por edhe shënoi golin e avantazhit për Andorrën me të nisur pjesa e dytë.
Kjo i shokoi djemtë kuqezi, të cilët dukej sikur po pozonin në fushë, gjoja sikur po tregonin se dinë të fitojnë edhe duke mbajtur disa "yje" në stol. Ata u zgjuan vetëm nga fundi dhe arritën të barazonin me Manajn, por ky rezultat nuk na shkon për shtat.
Federata dhe futbollistët tanë nuk duhet të na thërrasin në stadiume me kaq eufori herët e tjera, të paktën jo me kaq shumë pompozitet dhe video motivuese, nëse bëhet fjalë për të ndjekur një turp si ky i sotmi.