Flash News

KRYESORE

Shqipëri - Kosovë afër apo larg? Taksë edhe në autostradën"Ibrahim Rugova"

Shqipëri - Kosovë afër apo larg? Taksë edhe në

Kur qeveria në Shqipëri vendosi që të aplikonte taksë në "Rrugën e kombit", kjo solli protesta si në territorin shqiptar, e po ashtu edhe në Kosovë. Tregtarët kosovarë u ankuan se kjo do të rriste kostot, ndërkohë që do të ndikonte edhe në uljen e fluksit të shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri.

Por taksa vazhdon të aplikohet, ndërkohë që tani në Kosovë po mendojnë që të vendosin një taksë në autostradën "Ibrahim Rugova", nga Vërnica në Prishtinë.

Pavarësisht se falë investimeve në rrugë, Kosova dhe Shqipëria janë më afër, duket se për shtetasit e thjeshtë, ajo do të duket më larg.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu u shpreh se aplikimi i taksës në autostradat e Kosovës nuk pritet që të fillojë këtë vit. Pikë së pari, duhet të kryhet studimi i fizibilitetit.

“Jemi duke punuar në studimin e fizibilieteti në vendosjen e biletave për pagesë të autostradave. Faktikisht nuk do të ndodh këtë vit, vitin e ardhshëm të shohim se deri ku po mbërrijmë në këtë situatë për të kryer studimin e fizibilitetit dhe me pa sa do të jetë kostoja." , tha Kadriu për lajmi.net.

Ai siguroi se kostoja do të jetë më e ulët se ajo e “Rrugës së Kombit”.

“Kurrsesi nuk do të jetë sa e 'Rrugës së Kombit', ne do të shkojmë me kosto minimale sa të mbulojmë shpenzimet e mirëmbajtjes”, siguroi zv/ministri.

Të fundit