Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Nënshkrimi i një marrëveshje për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës për pension për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë ishte në qendër të takimit mes ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Gjatë takimit ministri Reçica e falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën e tij si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhënë Kosovës. Ambasadori Minxhozi e uroi ministrin Reçica, për përgjegjësitë e marra, bën të ditur njoftimi për shtyp i MPMS-së.
Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për fushëveprimin e ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ministri Reçica dhe ambasadori Minxhozi u zotuan për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.