Flash News

KRYESORE

Shqipëria anulon pjesëmarrjen në Samitin e Sarajevës, solidarizohet me Kosovën

Shqipëria anulon pjesëmarrjen në Samitin e Sarajevës,

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj bën me dije se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje Hercegovina.

"Anulojmë pjesëmarrjen në solidaritet me Kosovën. Trajtimi që i bëhet Kosovës është i papranueshëm”, është shprehur Cakaj.

Më herët Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e refuzoi ftesën që i qe drejtuar nga kryetari i Presidencës së Bosnje Hercegovinës Milorad Dodik, pasi e konsideroi atë si denigruese, për sa kohë që Kosova nuk ftohej e barabartë me shtete e tjera.

Refuzimi i Kosovës si dhe i Shqipërisë për të marrë pjesë në Samitin e Sarajevës erdhi pasi Kryetari i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili dërgoi ftesat, kishte deklaruar se Thaçi nuk ishte i ftuar në cilësinë e Presidentit të Kosovës dhe se emërtimit të Kosovës do t’i bashkangjitet fusnota, ku shpjegohet se Kosova nuk është njohur si shtet nga pesë vende të Bashkimit Evropian.

 

Të fundit