Flash News

KRYESORE

Shqipëria bashkon Ramën dhe Metën në Elbasan

Shqipëria do të luajë sot në 20:45 në “Elbasan Arena” një takim shumë të rëndësishëm sa i përket kualifikimit në Euro 2020 kundër Islandës.

Të pranishëm do të jenë shumë tifozë, të cilët do të mbështesin kuqezinjtë në këtë test të vështirë. Tri pikët janë domosdoshmëri për të mbajtur gjallë ëndrrën kualifikim.

Në “Elbasan Arena” do të jenë edhe kryeministri Edi Rama, si edhe presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit më herët, postoi një foto në profilin e tij në Instagram, ku shkroi “Nga kafja e lagjes. gati për ‘Elbasan Arena’”

Me sa duket, kombëtarja kuqezi do të bashkojë dy krerët e shtetit, përplasjet e të cilëve në këto muajt e fundit janë intensifikuar shumë. Kushedi, një fitore edhe mund të thyejë akujt.

Të fundit