Flash News

KRYESORE

Shqipëria bën gati ligjin për kripto-monedhat dhe teknologjinë blockchain

Shqipëria bën gati ligjin për kripto-monedhat dhe

Shqipëria ka interes për teknologjinë blockchain si dhe për përdorimin e kripto-monedhave. Këtë e pohoi kryeministri Edi Rama, i cili tha se është hapur një konsultim publik për tregjet financiare, bazuar te teknologjia blockchain, pasi qeveria mendon se është një sipërmarrje shumë e guximshme dhe do ta zhvillojë vendin. Por si fillim ka nevojë për ligje apostafat për to.

“Është e qartë që përmes teknologjisë blockchain ne do kemi mundësinë për t’iu dhënë në të ardhmen sistemeve tona një efikasitet më të lartë dhe një siguri më të madhe, sa i përket psh. pronës, pronësisë. Dhe gjithashtu, për një vend si Shqipëria, blockchain mund të ofrojë një mundësi shumë efikase për dërgesat nga jashtë, duke ulur kostot dhe rritur shpejtësinë e ndërveprimeve. Përmes këtij sistemi, askush nuk mund të shmanget nga detyrimet.

Ne po përpiqemi gjithashtu të hapemi për përdorimin e monedhave kripto, por në një kuadro të rregulluar. Askush s’e ka bërë akoma.”, tha Rama duke shtuar se mundësitë që ofron teknologjia janë të pafundme. “Ne kemi hapur një rrugë të re mundësish për zhvillimin e vendit tonë

Projektligji për “Tregjet Financiare të bazuara në Teknologjinë e Regjistrave të Shpërndarë” pritet të dërgohet shumë shpejt në parlament.

Ai përcakton metodat e licensimit të operatorëve vendas apo të huaj, duke i hapur rrugë regjistrimit të kompanive që operojnë me teknologjinë më të avancuar të “Blockchain” edhe në vendin tonë.

Kripto-monedha me vlerë më të madhe “Bitcoin”, përdor sistemin “blockchain” (Liber digjital i transaksioneve ekonomike), por kjo e fundit mund të gjejë aplikime në shumë fusha.

Sipas ekspertëve, deri në vitin 2030, shumica e transaksioneve tregtare në botë do të realizohen përmes teknologjisë së “blockchain”.

Të fundit