Flash News

KRYESORE

"Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes", ekspozita e artistes nga Kuvajti

"Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes", ekspozita e

Në qytetin e Tiranës është hapur ekspozita me temë:  Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes. Kjo ekspozitë është krijuar nga një artiste nga Kuvajti, Ebtisam Al-Houti.

Ebtisam Al-Houti, është bashkëshortja e ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al- Jassim.

Është mbajtur një ceremoni për hapjen e kësaj ekspozite në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë dhe të pranishëm kanë qenë disa nga figurat publike dhe institucionet në Tiranë.  Në fjalën e saj hapëse, artistja nga Kuvajti u shpreh duke thënë se një nga gjërat që i mahnit më shumë vizitorët në Shqipëri është natyra miqësore dhe paqësore e shqiptarit.

“Vihet re shumë qartë që shumica e njerëzve në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht krahinës dhe fesë që i përkasin, e trajtojnë mikun me nder dhe respekt, si dhe kanë dëshirën për të pasur sa më shumë miq, dhe e presin mikun duke respektuar natyrën e tij. Profeti ynë i shtrenjtë, Muhamedi (a.s.), ka thënë: 'Kush ka frikë Zotin dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë mikun e tij'. Kjo është dhe arsye se përse e kam vënë theksin tek rëndësia e këtyre vlerave të bukura,” - tha ajo.

Të fundit