Flash News

KRYESORE

Shqipëria dëbon dy diplomatë iranianë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpallur sot  ‘non grata’ dy përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj njofton se vendimi erdhi për shkak të zhvillimit të veprimtarisë  së tyre në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

 “Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, njofton ministri Cakaj përmes ‘Facebook-ut’.

Të fundit