Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Shqipëria dëbon dy diplomatë nga Irani, VOA: Dyshohet se janë pjesë e ekstremizmit dhe terrorizmit
Zëri i Amerikës ka komentuar vendimin e Tiranës zyrtare për të dëbuar dhe shpallur ‘non grata’ dy diplomatë të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit.
VOA shkruan se dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete, që cenojnë sigurinë e vendit, si dhe komenton qëndrimet e zyrtarëve amerikanë, lidhur me këtë vendim.
Pjesë nga shkrimi:
Këshilltari për sigurinë i presidentit të SHBA-ve, John Bolton, reagoi në Tëiter për ngjarjen:
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke u treguar udhëheqësve të Iranit që mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne jemi përkrah zotit Rama dhe popullit shqiptar teksa ata kundërshtojnë sjelljen e padëshiruar të Iranit në Europë dhe në gjithë botën” - shënoi zoti Bolton.
Shpallja persona non grata e diplomatëve iranianë mendohet se ka të bëjë me shkeljen e statusit të diplomatit dhe me veprimtari të dyshimta si pjesë e ekstremizmit dhe terrorizmit të dhunshëm.
Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e vuri theksin në Tëit-in e tij tek sanksionet ndaj Iranit.
“Përgëzoj dëbimin nga kryeministri Rama të dy agjentëve iranianë, që planifikuan sulme terroriste në Shqipëri. Vendet europiane kanë parandaluar tre komplote iraniane të planifikuara vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë e bashkuar për sanksionet ndaj regjimit të Iranit, deri sa ai të ndryshojë veprimtarinë shkatërrimtare” - e shkroi sekretari Pompeo.