Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sali Berisha
Shqipëria e dhjetorit '90 ishte Shqipëria e diktaturës së trefishtë, e diktaturës komuniste. Ata që mund të ruajnë ndonjë iluzion, unë dua t’u rikujtoj këtu se në vitin '90 u vranë shqiptarë më shumë se sa në vitin 1980; si numër vrasjesh flas.
Në vitin 1990 u zvarritën rrugëve dhe shesheve të qyteteve të vendit. Fatbardha Saraçi ka një kryeveper të letërsisë shqiptare dhe botërore, me personazhe reale dhe një nga këto personazhe është vetë autorja, e cila përshkruan se si në vitet '90 nxënësve të shkollave në Kavajë u dërgonin trupa të bërë shosh nga automatiku dhe mitralozi për të bërë terror. E vërteta është që këtë e bënte Ramiz Alia në vitet 90’ në qytetet e Shqipërisë.
Diktatura e dytë, të cilën ju bëj thirrje t’a trajtojmë sa të mos ndryhet përfundimisht në banesën e harresës, ishte diktatura e mjerimit. Ajo është diktatura e viktimave më të shumta në sistemin komunist. Diktatura e mjerimit ishte diktaturë e ndërtuar nga diktatori Hoxha me qëllime, sepse dihet, ata që njohin psikologjinë, qeniet që numërojnë kafshatën e kanë të vështirë të mendojnë përtej kafshatës. Historia tregoi pikërisht në shkurt '90 se besimtarët më të mëdhenj ishin më të mirët e këtij vendi, të cilët rrëmbyen armët për përmbysjen e shtatores.
Diktatura e tretë, nga e cila duhet të pranojmë se, pas fjalimit të Nikita Hrushovit në kongresin e 20-të për krimet e Stalinit, kombet ish-komuniste të Europës ishin çliruar nga kultet. Ai fjalim dhe ai moment ishte historik për vendet ish-komuniste, ata u çliruan nga kultet, u çliruan nga helmet. Kurse në Shqipëri, cilido që të shohë, jo kultin e Enver Hoxhes por kultin e Stalinit, ju rekomandoj një libër të Besnik Mustafës, në të cilin ai tregon një tregim të Faik Myrtajt, ku pas vendimit të fundit të vitit '90 për të shpërbërë kooperativën e tipit të lartë Josif Stalin, dhe tragjikomedinë midis fshatrave, se cili prej tyre të mbante emrin 'Stalin' dhe cili të mbante bustin, dhe shpërtheu beteja edhe me shtretër edhe me mjete, se kush të merrte më parë bustin e njeriut që kishte qenë krimineli më i madh i Europës.
Pra, kjo ishte Shqiprëia e asaj periudhe. Sot është jashtë imagjinate, miku ynë e krahasoi bukur me Korenë e Veriut, por në Korenë e Veriut konstatoj se diktatori mizor Kim Jong Un ka lejuar pak tufëzat dhe arëzat, kurse Ramiz Alia lejoi vetëm një qingj dhe një kec.
Në këto kushte, padiskutim që përballja me kultin dhe lufta e përmbysjes së kultit të Hoxhës ishte një nga objektivat kryesorë të luftës së PD. Në këtë kontekst filluan kërkesat studentore. Dega e partisë e studentëve organizoi një peticion, organizoi takim me ministrinë, dhe me iniciativë e pastroi Universitetin nga bustet dhe fotografitë e Hoxhës. Natyrisht, Ramiz Alia për bindje apo për parzmore, përcaktoi si pozicion lufte mbojtjen e kultit të E. Hoxhës. Sapo ne filluam luftën frontale, ai filloi anti-mitingjet kundra nesh. Një formë më e shëmtuar dhe më e rrezikshme për të shpërthyer një konflikt civil.
E filloi në Bajram Curri me sigurim shteti e malavita dhe e shtriu në të gjithë Shqipërinë në çdo miting tonin. Mitingjet tona çaheshin nga turma enveristësh, por përpjekja jonë dhe mençuria e qytetarëve bëri që asnjëherë të mos ketë përplasje civile, të cilat mesa duket diktatori i kërkonte për interes të tij. Pas kësaj, pasi dështoi me këtë, ai nxori dekretin për të mbrojtur figurën e Hoxhës.
Nëse pyesni se cili ishte dallimi midis Hoxhës dhe Alisë, dallimi më esencial ishte se Hoxha ishte diktator me kult, ndërsa Alia ishte diktator pa kult, se ai ishte diktator pa diskutim, por ama pa kult se s’mund të krijonte kultin nën kultin e Hoxhës. Pastaj filloi stilimet e telegrameve të pafundme dhe kërkesat për të nxjerrë jashtë ligjit PD-në. PD iu përgjigj me organizimin e Lëvizjes Studentore, fillimisht në Kamëz, se atje ishin kushtet më të mira. Ditën e dytë të Kamzës, flaka e asaj lëvizje ka ardhur në Qytetin Studenti. Dy vetë kanë qënë me një rol shumë të rëndësishëm: Azem Hajdari dhe Arben Imami, të cilët bënë një mobilizim shumë të shpejtë të studentëve dhe trupës së Universitetit.
U formuluan një seri kërkesash, me datën 7 është një miting historik, i cili kërkonte haptas heqjen e emrit Enver Hoxha dhe mbështetjen e kërkesave të Kamzës. Azem Hajdari kishte kërkuar heqjen emrit dhe të busteve që në datën 15 janar, në mitingun e bërë nga artistët dhe sindikatat e artistëve. Me 28 janar dega e studentëve organizoi një miting ku shpalli kërkesën për heqjen e emrit, policia i arrestoi studentët në zbatim të dekretit të Ramiz Alisë.
Si përfundim protesta studentore e shkurtit vazhdoi. Studentët treguan një qëndrueshmëri, guxim dhe kurajo të jashtëzakonshme. Duhet të themi që edhe veprimi i qeverisë dhe Alisë ishte shumë i fuqishëm sepse përgjysmoi Universitetin. Bëri shumë makinacione për t'i nisur studentët, dhe nuk them se nuk arriti ta pakësojë Universitetin në numër, por ata që mbetën, mbetën më të vendosurit.
Qytetarët e Tiranës protestuan çdo ditë, dhe së fundi një kryesi e tyre vendos grevën e urisë. PD vendosi të përdorte këtu një taktikë. Taktika ishte që të mos e udhëhiqte, por të mbështeste. Pse? Për dy arsye. E para ishte kuadër depolitizimi dhe depolitizimin me politizim nuk e luftoje dot si duhet, nuk shkonte kjo si logjikë.
E dyta, nëse PD do dilte vetë në krye kjo mund të ishte shkak ose i nxjerrjes së saj jashtë ligji, ose i një konflikti të gjerë civil, sepse PPSH kishte tezën 'hajde shkojmë në zgjedhje, dhe nëse fitoni ju i hiqni, po fituam ne ai është idhulli ynë, dhe ju nuk keni punë me të'.
Kështuqë Lëvizja Studentore u bë promotor kryesor, sindikatat nga ana e tyre luajtën njjë rol dhe me datën 20 shkurt Shqipëria, mund të them se ajo ishte një energji njerëzore nukleare. Ajo që kemi parë në atë miting s’mund ta krahasosh me asgjë tjetër, veçse një forcë njerëzore nukleare. Ajo mori drejtimin e duhur dhe përmbysi bustin duke patur vetëm një të plagosur me snajper dhe asnjë xham të thyer në qytetin e Tiranës. Ajo ishte një nga ditët më paqësore, por Ramiz Alia kishte pregatitur reagimin.
Atë ditë janë bërë tri mbledhje. Një mbledhje Pleniumit të Komitetit Qendror, ku ai urdhëroi të qëllohet. Cili do të lexojë memoriet e Marash Hajatit, ka qenë dëshmitar aty. Aty është dhënë urdhër të qëllohet dhe të mbrohet me armë busti. Eshtë në meritën e atij që nuk e ka zbatuar këtë urdhër dhe e vërteta është që busti u rrëzua, u zvarrit si një shprehje urrejtje të pakufishme të njerëzve ndaj tij, dhe jo si një barbari.
Të gjitha këto Ramiz Alia i mori si një skenar rumun dhe pastaj shpalosi gjatë mbasdites skenarin e vet të kobshëm, u përpoq të manipulojë turmat dhe t'i çojë për të zhvarrosur trupin e Hoxhës. PD bëri gjithçka dhe bllokoi këtë, dhe pa vështirësi, sepse u kuptua që ky është një kurth. Të nesërmen donte të përsëriste Tienanmenin, ku manipuluan njerëzit dhe i vërsulën drejt Bllokut, pasi e kishte zbrazur Bllokun. Nexhmijen e kishte dërguar në Dajt, të tjerët, përfshirë dhe Edi Ramën, në bunkerin që meremetoi për Hoxhën në Zall Herr etj. Vetë ishte në zyrë, por mund të ikte nga tunelet.
Neritan Ceka, i cili absolutisht me vetëiniciativë, ne kishim çuar të tjerë aty, si Agron Cikën, Pëllumb Karametën, Bashkim Salën etj, për t'i larguar njerëzit, por njerëzit nuk dëgjonin. Ceka shpëtoi aty një gjakderdhje të madhe duke marrë djalin e vet dy vjeç në krah, duke iu betuar njerëzve se do lë peng fëmijët e mi, dhe njerëzit e dëgjuan.
Nuk u mjaftua me këtë dhe u përpoq ta vinte bustin prapë dhe aty, një 'Gavrosh' shpëtoi gjakderdhjen. Kur palët po bëheshin gati të sulmonin njëri tjetrin, një djalë 17 vjeç shkon e merr bustin dhe e bën copa copa, kishte qënë bust allçie. Pastaj është skenari në Shkollën e Bashkuar, një skenar i kobshëm. U vranë në shtëpinë e tyre fëmijë, burra, gra pa asnjë lidhje me një sulm ndaj shkollave ushtarake. Një puç i vërtetë. U krijua komiteti puçist për t'i dhënë pushtetin Ramiz Alisë.
Tre faktorë kanë qenë përcaktues. PD bënte çmos dhe gjithçka për të shmangur gjakderdhjen dhe është një kohë që dua të shpreh mirënjohjen ndaj atyre djemve, qindra djem që qëndruan si parzmore, u ulën në rrugë për të pritur tanket nëse do vinin dhe prenë pemët dhe vendosën barrikada afër shkollës, të cilat funksionuan.
Dega e Vlorës, ku Alia me aventurierë vendosi të shpallë Vlorën kryeqytet meqë Tirana nuk e ndiqte më, dhe u nisën nga Zona e Parë Operative të vërshojnë drejt Vlorës, demokratët e Vlorës zunë urën e Mifolit dhe thanë këtu s’kalojnë dot kurrë aventurierët. Dhe ata dështuan në Vlorë. Kavaja, bastioni më kryesor, i cili vuri postbllokun. Nga Jugu, pa një kontroll të imët, asnjë makinë nuk kalonte dot drejt Tiranës. Fushë-Kruja, po kështu.
Kjo e sotmja është një ngjarje e madhe, sepse e para u çliruam nga kulti më poshtërues i shqiptarëve në historinë e tyre shekullore, ka rrezik që as në moshën tonë primitive ne nuk gjejmë dot një kult poshtërues sa kulti i Hoxhës ndaj nesh. Së dyti, u shmang një konflikt, një gjakderdhje dhe u çel rruga për fitoren e demokracisë. Së treti, në vizitën që bëri Bejker, në takimin që patëm me të na pyet 'a ka rënë komunizmi?'. I them se komunizmi ka rënë, por mbetjet e tij janë toksike. Nuk më pëlqen të jem profet, por e vërteta është që kjo periudhë dëshmon qartësisht se mbetjet e tij janë super toksike.
Edhe një herë, shpreh mirënjohjen ndaj jush Agron, dhe të gjithë studiuesve që keni dhenë dhe jepni një kontribut shumë të rëndësishëm në memorizimin, në paraqitjen e në përshkrimin e asaj periudhe që është më e zeza në historinë tonë kombëtare.
*Fjala, me pak redaktime, e mbajtur dje në konferencën në kujtim të 20 shkurtit 1991, kur u rrëzuar busti i Enver Hoxhës, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer. Titulli është i Politiko.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38