Flash News

KRYESORE

Shqipëria e Edi Ramës; Shkodra trajtohet si Roskoveci

Shqipëria e Edi Ramës; Shkodra trajtohet si Roskoveci

Romeo Gurakuqi

Ju falenderoj posacërisht për ftesën për të folur sot me rastin e 25 vjetorin të rënies përfundimtare të diktaturës më të egër në vendet e Lindjes komuniste.

Nderim për protagonistët kryesore të kësaj përmbysjeje, për prindërit tuaj që realizuan me vote të lirë këtë shndërrim të sistemit.

Andrra e asaj kohe ka qenë Republika e vlerave demokratike perëndimore; bazuar në trashegiminë më të mirë të lënë pas nga konstitucionalistët themelonjës të kombit e shtetit;

22 marsi 1992 ka qenë përmbyllja e një Revolucioni që ka filluar në formën e ditëve revolucionare, me 14 janar 1990, 11 nëntor 1990, 8 dhjetor 1990, 20 shkurt 1991, 31 mars -2 prill 1991.

Aspirata e revolucionit që përmbysi diktaturën e etërve të këtyre dy godinave: "e duam Shqiperinë si gjithe Europa"; orientimi pro vendit më demokratik të botës, USA, një amanet i atyre që u pushkatuan nga skuadrat e dikaturës, nisur nga data 17 nëntor 1944 në Tiranë dhe nga 29 nëntori në Shkodër e gjithë Shqipërine; Shqipëria një vend serioz.

Sot parametrat e demokracisë, pluralizmit, barazisë dhe lirisë së formacionit tonë shoqërore janë të deformuara; sot prejardhja e pushtetit priret të shmanget nga vullneti i sovranit, për shkak të ngatërrimit të pushtetit në tagret e shtetit, shkatërrimit të parimit të ndarjes së pushteteve. Një prirje konstante për të kontrolluar pluralizmin në masë dhe në hapësirë, në cilësinë e shprehjes. Zgjedhjet e ardhshme priren të jenë formale; një oligarki priret të kontrollojë koperturën pluraliste zgjedhore; forcat e gansgterizmit fizik në këmbë; interesi publik i përqëndruar në duart e pak njerëzve. Shpërndarja e të mirave publike në territor, disproporcionale; Shkodra merr para sa Roskoveci. Të gjithë duhet ta refuzojme këtë trajtim absurd, ofendues dhe diskriminues; xhepat e varfërise janë përhapur anëkënd vendit.

Qeveria nuk ka dëgjuar zërin e Opozitës, dhe ka injoruar edhe ato pak zëra neutrale në këtë vënd që kanë bërë thirrje për degjese publike. Një mungesë e plotë serioziteti.

Republika e Re jo me një term abstrakt por një propozim serioz për rikompozim institucional;

Reforma në drejtësi është vec hapi i parë: riimpostimi institucional në binarët e përcaktuem nga Komisioni i Venedikut: kontroll i dyfishtë i ndërtimit të institucioneve nga sovrani, të Veting,KLGj dhe KP; hapja e mundësisë për kandidim për të shkolluarit të universitetet e EP dhe USA në organet e drejtësisë.

Gjetja e modelit më të përparuem nga vendet e EL post komuniste, për kushtetutën e re dhe rihartimi i saj përmes profesorëve konstitucionaliste amerikane; shembulli Slloven;

Republika e Re fryt i një konsensusi të gjërë;

I bëj thirrje qeverisë të ulet në tavolinën e bisedimeve për të zgjidhur esencialisht dhe njimendësisht problemin, që vendi të eci në paqe.

E ardhmja i përket brezit të ri, i cili duhet të lejë mbrapa të kaluemen e palavdishme konfliktuale.

Vëndi duhet të shohë para!

*Titulli është i Politiko.al. Kjo është një përmbledhj e fjalës së mbajtur dje në protestën e Opozitës në kujtim të 22 marsit 1992.

Të fundit