Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Shqipëria e fundit në rajon për shpenzimet në arsim, Rama dhe Nikolla marrin vendimin për të ulur më tej buxhetin gjatë 3 viteve të ardhshme
Teksa Shqipëria paraqitet me nivelin më të ulët aftësive në tregun e punës në raport me vendet e tjera të Rajonit, shpenzimet për arsimin në raport me PBB në vend që të rriten do të ulen më tej gjatë viteve në vijim.
Sipas planifikimit afatmesëm të Ministrisë së Financave, shpenzimet për arsimin nga 3.1%- 3.3 për qind e PBB-së më 2018-2019 do të zbresin në 3 % në 2020 dhe 2021, raporton Monitor.
Shpenzimet për arsimin parashikohen me ulje edhe pse Shqipëria u rendit e fundit në Rajon për shpenzimet dedikuar arsimit gjatë vitit të kaluar. Shqipëria shpenzoi 3.1 për qind të PBB-së për arsimin teksa vendet e tjera të rajonit ky tregues është në intervalin 4-4.5% të PBB-së.
Ashtu siç tregojnë raportet e organizatave ndërkombëtare, të rinjtë dhe studentët kanë mbetur jashtë vëmendjes së kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, përgjatë këtyre pesë viteve.