Flash News

KRYESORE

Shqipëria e ka edhe një shans me Becchetti-n, pezullohet gjoba 110 mln euro

Shqipëria e ka edhe një mundësi për të mos paguar gjobën prej 110 milionë eurosh ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti. Qendra ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjeve me investimet (ICSID) pezulloi ekzekutimin e vendimit për marrjen e gjobës , pas ankesës së bërë nga qeveria shqiptare.

Edhe pse vendimi është i formës së prerë, ICSID, e cila është pjesë e Bankës Botërore, lejon ankimimin kur plotësohen disa kushte të caktuara. Ky është mekanizmi që ka shfrytëzuar qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit dhe shfuqizimin e gjobës së vendosur më 24 prill.

Kërkesa e Avokaturës së Shtetit për anulimin e gjobës është pranuar nga më 27 gusht dhe u  njoftuan të dyja palët e përfshira, për pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të gjobës.

Qeveria shqiptare ka ndryshuar dhe studion ligjore që do të bëjë mbrojtjen e Shqipërisë. Nëse në gjyqin e parë Shqipëria u përfaqësua nga 4 avokatë britanike, këtë Shqipëria përfaqësohet nga studioja ligjore amerikane, “Foley Hoag”, me një eksperiencë prej 7 dekadash.

Të fundit